Please enter at least 3 characters.

Messi: PSG është gati të luftojë për çdo trofe, qëllimi është ta fitojmë Ligën e Kampionëve

2021/08/messi-2-1.png

Lionel Messi ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas konfirmimit si lojtar i ri i Paris Saint-Germain dhe ka folur për ambicien e tij për të fituar trofe.

Paris Saint-Germain konfirmoi dje (e martë) gjatë mbrëmjes zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.

Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.

Ylli argjentinas thuhet se do të fitojë plot 35 milionë euro në vit te klubi francez, ndërsa transferimi i tij është pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë.

“Pritja që mora ishte e mrekullueshme. Ndihem tepër e lumtur. Mezi pres të filloj me shokët e skuadrës”, ka thënë fillimisht Messi.

“Shpresoj se do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për tifozët dhe ekipin”.

“Më duhet të bëj para-sezonën i vetëm dhe shpresoj të jem në gjendje të luaj sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Unë mendoj se ky klub është gati të luftojë për çdo trofe”.

“Kam ardhur këtu për të ndihmuar. Qëllimi im është që ta fitoj përsëri këtë trofe [Ligën e Kampionëve] dhe mendoj se Parisi është vendi më i mirë për të fituar përsëri këtë trofe”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/