Please enter at least 3 characters.

Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord botëror që e çon në majat e futbollit

Lionel Messi ka zgjeruar rekordin e tij si futbollisti që ka shënuar ndaj numrit më të madh të kombëtareve të ndryshme në historinë e Kupës së Botës, pasi gjeti rrugën e rrjetës ndaj Algjerisë dhe Jordanisë gjatë ndeshjeve të Argjentinës në Grupin J.

Kapiteni i Argjentinës tashmë ka shënuar gola ndaj 13 shteteve të ndryshme në Kupat e Botës.

Pas tij renditen legjenda të futbollit si Jurgen Klinsmann, Ronaldo Nazario dhe golashënuesi më i mirë i historisë së Botërorit, Miroslav Klose, të cilët kanë shënuar secili ndaj 10 kombëtareve të ndryshme.

Lista e gjatë e “viktimave” të Messit në Botëror përfshin kundërshtarë nga disa kontinente dhe gjatë gjashtë edicioneve të turneut.

Ai ka shënuar ndaj kombëtareve evropiane si Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Holanda, Kroacia dhe Franca, ndaj Afrikës Nigerisë dhe Algjerisë, ndaj Azisë Iranit, Arabisë Saudite, Australisë dhe Jordanisë, si dhe ndaj Meksikës nga Amerika e Veriut.

Ky rekord i fundit i shtohet një karriere tashmë historike në Kupën e Botës, ku Messi mban edhe titullin si golashënuesi më i mirë në histori të turneut me 19 gola të shënuar. /Telegrafi/