Please enter at least 3 characters.

Messi koleksionon edhe dy rekorde tjera të mëdha në La Liga

2019/03/Messi-10-1.jpg
254:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 30: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and RCD Espanyol at Camp Nou on March 30, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka vazhduar të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror.

Barcelona ka fituar ndaj Espanyolit me rezultat 2-0 në derbin lokal të vlefshëm për javën e 29-të në La Liga.

Fitorja e klubit nga Camp Nou erdhi falë magjisë së argjentinasit, Messi, i cili shënoi të dy golat, ku njëri erdhi nga gjuajtja e lirë.

Me këto dy gola, Messi e sheh veten në një arritje të madhe sa i përket shënimeve, duke arritur kuotën e 30-të e më shumë golave sezonal në La Liga.

Përveç kësaj, ylli argjentinas koleksionon edhe një rekord sa i përket fitoreve në kampionatin spanjoll.

Messi tashmë ka 334 fitore në La Liga duke barazuar rekordin e dy portierëve legjendar, Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta. /Telegrafi/