Please enter at least 3 characters.

Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë

2018/05/Messi-Kepuca-e-Artë.jpg
255:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 17: Lionel Messi of FC Barcelona holds the Golden Boot trophy ahead of the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo La Coruna at Camp Nou on December 17, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë për sezonin  2017/18.

Ylli argjentinas e ka përfunduar edhe një sezon në mënyrën më të mirë.

Pasi fitoi dy trofe këtë sezon me Barcelonën, titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, Messi ka bërë arritje edhe në aspektin individual.

Messi ka arritur të shënoj plot 34 gola këtë sezon në La Liga dhe ka fituar Pichichin dhe Këpucën e Artë.

Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë (Getty Images)

34 golat e argjentinasit përkthehen në rezultatin Këpucës së Artë prej 68 pikëve në bazë të koeficientit të ligës.

Kështu, Messi ka lënë mbrapa Mohamed Salahun me 32 gola, respektivisht 64 pikë dhe Harry Kane me 30 gola, respektivisht 60 pikë.

Konkurrent të fortë në garë ishin edhe dyshja nga Serie A, Mauro Icardi dhe Ciro Immobile me nga 29 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo mbylli sezonin me 26 sosh.

Ndryshe, kjo ishte hera e pestë që Messi fiton Këpucën e Artë, ndërsa është sezoni i shtatë nga nëntë që argjentinasi arrin 30+ gola brenda sezonit. /Telegrafi/