Please enter at least 3 characters.

Messi e Suarez shkatërrojnë Liverpoolin, Barcelonës i buzëqesh finalja e madhe

2019/05/GettyImages-1146318682.jpg
307:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Lionel Messi of Barcelona celebrates with his teammates after he scores his sides second goal during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Lionel Messi në minutën e 14-të, por që nuk arriti të shënojë.

Në rastin e dytë të mirë Barcelona arriti të shënojë.

Luis Suarez mori një pasim në zonë nga Jordi Alba, që fal një devijimi të vogël shënoi për 1-0.

https://twitter.com/Footyword/status/1123677167945232384

Liverpooli u kundërpërgjigj në minutën e 35-të me Sadio Mane, që mori një pasim të bukur nga Jordan Henderson, por pa sukses.

Festa e Luis Suarez. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Në disa situata ndeshje u ndezë dhe kishte edhe fërkime të vogla.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Barcelonës.

Pjesën e dytë e nisën më mirë Liverpooli, që radhitën disa raste.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Aksion i bukur në minutën e 47-të, ku Marc-Andre ter Stegen arriti ta pret goditjen e James Milnerit.

Rasti i radhës erdhi në minutën e 53-të, ku bukur gjuajt Mohamed Salah, por gjermani Ter Stegen priti edhe më bukur.

Pas tij dhe Miler rrezikoi pas një aksioni shumë të bukur.

Në minutën e 75-të Barcelona e gjeti golin e dytë.

Festa e Lionel Messit. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Luis Saurez qëllon shtyllën dhe nga topi i kthyer Lionel Messi shënon në portën e zbrazët (2-0).

https://twitter.com/Footyword/status/1123690727022657537

Gjeniu Messi nuk e kishte mbyllur me kaq.

Një goditje dënimi nga 25 metra u kthye në gol nga argjentinasi, duke e dërguar stadiumin në një festë të zjarrtë (3-0).

Liverpooli mënjherë pas këtij rasti qëlloi shtyllën me Salah, duke e mbyllur një natë, sa të keqe aq edhe të pafat.

Messi . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Ky rezultati e dërgon Barcelonën pothuajse në finale, pasi një rikthim i mundëshëm i anglezëve do të jetë shumë i vështirë. /Telegrafi/