Please enter at least 3 characters.

Mësojini oraret e çdo lufte të mundshme të Majlinda Kelmendit

2016/08/2cdc0036-564b-11e6-9aeb-9df9517d5433.jpg

Majlinda Kelmendi do të garojë sot në kategorinë 52 kilogramë, në Olimpiadën e Rios, me synim medaljen olimpike, të parën në histori të sportit kosovar.

Majlinda ka kaluar në rrethin e dytë automatikisht, ndërsa luftën e parë do ta ketë në orën 16:24, me orën lokale të Kosovës, raporton Zëri.

Nëse shkon deri në finale, këto janë oraret e meçeve të kampiones së botës:

Lufta e parë në ora 16:24; Çerekfinalja në ora 17:20; Gjysmëfinalja në ora 21:05 dhe finalja eventuale në ora 21:40.