Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës
Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, Kristian Prenga, do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua.
Dueli do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në një mbrëmje të madhe boksi ku vëmendja do të jetë te rikthimi i britanikut në ring.
Për Joshuan, kjo përballje ka një rëndësi të veçantë, pasi shërben si përgatitje dhe test para superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar të zhvillohet në fund të këtij viti.
Britaniku hyn në këtë sfidë si favorit i madh, por Prenga ka përpara një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në skenën më të madhe të boksit botëror.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, programi i mbrëmjes mund të pësojë vonesa për shkak të dueleve paraprake, ndërsa përballja mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas pritet të nisë rreth orës 00:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Për boksierin shqiptar kjo është një natë që mund t’i ndryshojë karrierën, pasi një paraqitje e fortë ndaj një emri si Joshua do ta vendoste atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare./Telegrafi/


