Please enter at least 3 characters.

Mësohen çiftet për çerekfinalen e Kupës së Kosovës

2021/02/kupa-1.jpg

Sot (e enjte) në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Abdyl Bellopoja, fillimisht i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve në emër të presidentit Ademi dhe KE të FFK-së dhe u dëshiroi fat në short dhe gara.

E pas tërheqjes së shortit u caktuan këto çifte:

Feronikeli – PrishtinaTrepça’89 – LlapiIstogu – A&NDukagjini – Drenica

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 17 mars.