Please enter at least 3 characters.

Mesfushori malazez, Mirko Ivanic iu drejtua federatës: Nuk do të luaj ndaj Kosovës edhe nëse nuk luaj kurrë për Malin e Zi

2019/06/GettyImages-1138238574.jpg
300:"PODGORICA, MONTENEGRO - MARCH 25: Danny Rose of England takes on Mirko Ivanic of Montenegro during the 2020 UEFA European Championships Group A qualifying match between Montenegro and England at Podgorica City Stadium on March 25, 2019 in Podgorica, Montenegro. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Dy lojtarët e Malit të Zi, të lindur në Serbi, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, nuk do të luajnë ndaj Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Mediat serbe shkruajnë se njëri nga lojtarët që ka refuzuar të luajë, Ivanic, ka thënë se nuk do të luajë kurrë për Malin e Zi nëse është nevoja.

“Nëse nuk pajtoheni që të mos luaj kundër Kosovës, atëherë unë jam gati të mos luaj më për ekipin kombëtar”.

“Unë nuk do të luaj kundër tyre, edhe nëse nuk luajt kurrë më për Malin e Zi”, mësohet tu ketë thënë Ivanic drejtuesve të federatës malazeze.

Mirko Ivanic luan aktualisht te Cervena Zvezda.

Mirko Ivanic . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Edhe trajneri Ljubisa Tumbakovic nuk do të jetë në stol, ndërsa pas ndeshjes pritet të merret vendim për të.  Me shumë gjasa ai do të shkarkohet si trajner i Malit të Zi.

Ndeshja është planifikuar të zhvillohet nga ora 20:45. /Telegrafi/