Please enter at least 3 characters.

Mesfushori i Arsenalit fjalë të mira për Xhakën

2016/07/052016-SOCCER-Granit-Xhaka-Arsenal-PI-MG.vresize.1200.675.high_.1.jpg

Këto janë vlerësimet e para të një shoku të skuadrës pas transferimit të tij tek Arsenali.

Francis Coquelin ka thënë se Granit Xhaka është një futbollist kualitativ që ka pasime të sakta, është i fuqishëm dhe i mirë në ajër.

Mesfushori francez do të jetë partner me futbollistin shqiptar në mesfushën e Arsenalit nga sezoni i ri.

“E kam parë në Evropian dhe ai ka pasime të mira, ai është i fuqishëm dhe i mirë në ajër, kështu që unë mendoj se ai do ta shtojë kualitetin dhe fuqinë në skuadrën tonë dhe kjo është një gjë e mirë”, deklaroi Coquelin.