Please enter at least 3 characters.

Mes zhurmave dhe ankesave të shumta, mbyllet Kuvendi për Zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

2020/01/83351143_183894529517637_6184824335841099776_n.jpg

Federata e Futbollit e Kosovës e ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilën janë zgjedhur anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni.

Ky kuvend nuk kaloi pa zhurmë, ku klube si Llapi, Trepça ’89, Ballkani dhe Prishtina, ishin më të zhurmshmet për mënyrën e zgjedhjes, por kishin edhe ankesa tjera.

Edhe pas shumë zhurme, me 37 vota pro, është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së për katër vitet e ardhshme.

Megjithatë, kishte shumë pakënaqësi nga shumë klube të Superligës, të cilat e kanë lëshuar mbledhjen.

Ky Kuvend Zgjedhor është monitoruar nga i dërguari i FIFA-s, Oliver Jung, i cili tha se në këtë Kuvend kishte demokraci dhe se shumica e vendos Komitetin Ekzekutiv.

Në mbyllje të këtij Kuvendi, është duartrokitur për legjendën Fadil Vokrri. /Telegrafi/