Mes angazhimeve të shumta, Gresa Pallaska përfundon në spital: Kur nuk duhet, vjen
Aktorja e njohur shqiptare, Gresa Pallaska, po kalon një periudhë të ngarkuar profesionale, duke qenë e përfshirë në xhirimet e projektit të saj më të ri filmik.
Me karrierën e saj të gjatë dhe kontributin e vazhdueshëm në kinematografinë shqiptare, ajo është një nga emrat më të respektuar dhe më aktiv në botën e artit.
Por duket se ritmi i lartë i punës ka lënë pasoja në shëndetin e saj.
Në një moment aspak të përshtatshëm, aktorja është detyruar të ndërpresë angazhimet për shkak të një viroze, që e ka çuar drejt hospitalizimit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto nga krevati i spitalit, me serum në dorë.
Në mbishkrimin e saj, Gresa ka zgjedhur të ruajë ironinë dhe qetësinë, pavarësisht situatës.
“Bash kur nuk duhet, vjen. E unë i them mirësevjen. Jo se e du, po s’kom zgjidhje tjetër”, tha ajo.
Me këtë reagim, ajo tregon edhe një herë forcën dhe qasjen pozitive ndaj sfidave që sjell jeta – një frymë që e ka karakterizuar gjithmonë, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. /Telegrafi/


