Please enter at least 3 characters.

Merkel bisedoi me udhëheqësit evropianë në lidhje me sulmin terrorist

2016/12/1-425.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmë në Berlin, sot ka biseduar në telefon me udhëheqësit e Francës, Turqisë, Italisë, Greqisë, Polonisë, Suedisë dhe Spanjës.

Bisedat e  Kancelares Merkel me krerët evropianë u zhvilluan në lidhje me sulmin terrorist që u zhvillua në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane, transmeton KosovaPress.

Kurse ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha se hetuesit janë duke e ndjekur disa gjurmë që çojnë tek kapja e sulmuesit në terrorist që la të vdekur 12 qytetarë dhe plagosi 48 të tjerë.

Sulmuesi që kreu aktin terrorist, duke u futur me kamion në turmën e njerëzve, vazhdon të jetë ende i lirë.