Please enter at least 3 characters.

Merimanga merr automjetin ku gjendej arkivoli me një të vdekur

2016/01/f.0319090130234_m.jpg

Asistenti i kryebashkiakut të Toulouse ka deklaruar se në automjet nuk ka pasur kurrfarë shenje dhe se “policia komunale nuk ka mundur ta dijë se bëhet fjalë për një automjet arkivolesh e aq më pak se në të gjendet i ndjeri”.

Vozitësi i automjetit kishte udhëtuar nga Lyoni në drejtim të Portugalisë ku do të bëhej varrimi. Ai ishte ndalur për të pushuar në Toulouse, por kur është zgjuar nga gjumi, nuk e ka gjetur automjetin në vendin e parkimit

Pas thirrjes së policisë, ai e kishte marrë vesh që atë e ka marrë merimanga. Vozitësi nuk e ka pasur të vështirë që ta vazhdojë rrugën, por fillimisht është dashur të paguajë 35 euro dënim për parkim të gabuar dhe 90 euro për shpenzimet e kompanisë së automjetit merimangë. /Telegrafi/