Please enter at least 3 characters.

Mentor Haziri nga Londra sulmon këngëtarët shqiptarë: Këtu në rrugë këndojnë më mirë se ju (Video)

2016/01/mentor-haziri-k-euml-ng-euml-tari-sportist_hd.jpg

Këngëtarit kosovar Mentor Hazirit, si duket nuk po i pëlqejnë edhe aq shumë interpetimet e artistëve tanë. Ai madje ka bërë një krahasim ndërmjet tyre dhe këngëtarëve të rrugës.

Në Instagram Mentori ka publikuar një video ku shihen këngëtarët e rrugës duke kënduar.

“Cdo kengetar i rruges ne #picadilly po knon ma mire krejt “vipat” te na…edhe ato pa CD0ja, Live”, ka shkruar Mentori.

Kujtojmë se Mentori ishte solist i grupit “Kthjellu”, dhe tani po vazhdon karrierën e tij vetëm. Kënga e fundit të cilën ai e ka publikuar është “Kujtoje”.