Please enter at least 3 characters.

Mëngjesi i ftohtë, në mesditë temperaturat deri 11 gradë

2020/05/moti-me-diell.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i vranët.

IHK njofton se temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius se ditët tjera.

Temperaturat minimale ndërmjet -6 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 11 gradë.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/