Please enter at least 3 characters.

​Menaxheri i fushatës së kryeministrit të Britanisë, ish-ministri James Wharton, vjen në Kosovë për ta përkrahur Veselin

2019/10/1-54.jpg

Një prej figurave më të talentuara të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton, sot vjen në Kosovë për ta mbështetur Kadri Veselin për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

James Wharton nga Partia Konservatore, në moshën 26 vjeçare ishte zgjedhur deputet për zonën e Stocktonit Jugor dhe njihet si një prej politikanëve më aktivë në këtë subjekt politik.

Ai më pas ka shërbyer edhe si Ministër për Zhvillimin Lokal dhe Rimëkëmbjen e Veriut në Qeverinë e David Cameronit, si dhe si Ministër për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Theresa May.

James Wharton së fundmi ishte shumë i angazhuar edhe në mbështetje të liderit konservator Boris Johnson, i cili aktualisht është kryeministër i Britanisë, duke u bërë menaxher i fushatës së tij.

Wharton pritet të ketë fjalë përshëndetëse sonte në tubimin përmbyllës të PDK-së, si përfaqësues i aleancës partiake evropiane të Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropianë (ECR).

Në përkrahje të Kadri Veselit për kryeministër, ditë më parë kishte ardhur në Kosovë edhe Matthew Whitaker, ish-kreu i Drejtësisë së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. /kp/Telegrafi/