Please enter at least 3 characters.

Melinda Ademi me fotosesion të veçantë

2019/08/melindaademi_67090394_412156656072491_1090746323945283658_n-e1564682461749.jpg

Krahas karrierës së suksesshme, rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, shquhet edhe për dukjen e saj.

Zeshkania është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa ndan me fansat imazhe dhe video të llojllojshme.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), ajo ka ndarë me publikun fotosesionin e ri, e cila vjen mjaft në formë.

Me fustanin e zi elegant, e me një prapaskenë të mahnitshme, këngëtarja ka tërhequr gjithë vëmendjen.

Pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nga fansat e saj nuk kanë munguar, duke e përgëzuar për pamjen.

Melinda është duke punuar në këngë të tjera, të cilat pritet t'i publikojë në ditët në vazhdim, kurse të fundit projekt që ka lansuar titullohet "Pika Pika". /Telegrafi/