Melanie Trump vizitoi spitalin e fëmijëve në Vatikan
24/05/2017
Zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump ka vizituar spitalin e fëmijëve në Vatikan “Bambino Gesu”, ku është takuar me pacientët dhe është fotografuar me fëmijët.
Ajo ka vizituar njësinë për përkujdesje të kardiologjisë dhe dhomën për rekreacion ku është fotografuar me fëmijë nga nëntë shtete të botës, transmeton AP.


