Please enter at least 3 characters.

Melania e këshillon Donald Trumpin të pranoj humbjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane

2020/10/200619-donald-trump-melania-trump-ew-612p_892c163103f786bf6244792c63bdbfb7.fit-760w.jpg

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump thueht se i është bashkuar rrethit të ngushtë të presidentit, Donald Trump duke e këshilluar që ka ardhur koha që të pranojë humbjen, tha një burim për CNN-in.

Megjithëse, ajo nuk i ka komentuar publikisht zgjedhjet, privatisht thuhet se sllovenasja e ka peshuar mendimin e saj, tha ky person.

"Ajo e ka ofruar atë, siç bën shpesh", tha burimi për rrjetin kabllor televiziv amerikan, transmeton Telegrafi.

Edhe dhëndri i kandidatit republikan, bashkëshorti i Ivanka Trump, Jared Kushner e ka këshilluar mikun t’i pranojë rezultatet zgjedhore presidenciale.

Theksojmë Trump ka vazhduar të kundërshtonte dhe të minonte fitoren e Bidenit duke iu drejtuar kombit përmes mesazheve në llogarinë personale në Twitter, i cili rrjet social kohët e fundit e ka penalizuar presidentin në fuqi.

Ndryshe, Biden tashmë ka fituar mbi 270 vota elektorale, gjë që është e mjaftueshme që të shpallet president i SHBA-së. /Telegrafi/