Meksikë: 17 viktima dhe shumë të plagosur
20/07/2010
Disa njerëz të armatosur kanë ndërhyrë në këtë festë duke qëlluar mbi personat që ndodheshin atje dhe lanë të vdekur të paktën 17 djem armë zjarri. Diçka e tillë është njoftuar dhe nga burimet policore.
Është bërë e ditur të armatosurit kanë bllokuar çdo dalje të dhomave dhe kanë filluar të qëllojnë të ftuarit, ku përveç 17 viktimave janë numëruar dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur. Hetuesit në Torreon, kanë pohuar se numri i të vdekurve mund të rritet në orët e ardhshme.
Është bërë e ditur gjithashtu se disa nga personat e plagosur që janë shoqëruar në spital ndodhen në një gjendje mjaft kritike për jetën. /Noa/Telegrafi/


