Please enter at least 3 characters.

Megyn Kelly kritikon Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën si po rrisin vajzën e tyre

Prezantuesja Megyn Kelly ka kritikuar publikisht Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën se si po e rrisin vajzën e tyre 13-vjeçare, North.

Gjatë podcast-it të saj, “Megyn Kelly Show”, ajo tha se prindërit po e shtyjnë shumë herët drejt një karriere publike, pa marrë parasysh pasojat që fama mund të ketë tek një adoleshente.

Kelly përmendi paraqitjen e North në kopertinën e revistës Dazed, ku ajo u shfaq me flokë blu, dhëmbë artificialë dhe piercing në fytyrë.

Ajo gjithashtu theksoi se North po punon për një album rap dhe është shfaqur në skenë.

Edhe Dr. Drew, i ftuar në podcast, u pajtua me kritikat dhe foli për rreziqet që ekspozimi i hershëm ndaj famës mund të sjellë për shëndetin mendor të një të riu.

Të dy argumentuan se Kim dhe Kanye po e vendosin North shumë herët në qendër të vëmendjes publike, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që kjo mund të ketë në të ardhmen e saj.

Kritikat e Kelly kanë nxitur diskutime mbi presionin e famës dhe ekspozimin e fëmijëve të personazheve të njohur ndaj industrisë së argëtimit në një moshë shumë të re. /Telegrafi/