Please enter at least 3 characters.

Megan Fox publikon fotografi me bikini për të ngacmuar imagjinatën

2023/06/meganfk.jpg

Megan Fox ka publikuar fotografi me bikini në profilin e saj në Instagram dhe postimi mori mbi një milion pëlqime brenda një ore (ndërsa tash ka afro katër milionë pëlqime).

Ajo që njerëzve u pëlqeu veçanërisht në lidhje me këto imazhe është se aktorja nuk ka përdorur Photoshop ose ndonjë nga aplikacionet e tjera të redaktimit të fotografive që të famshmit, por edhe femrat e zakonshme, i përdorin rregullisht.

E fejuara e Machine Gun Kelly ka pozuar e shtrirë në krevat dhe e ka fotografuar trupin e saj nga lart duke vënë në pah përmasat e përsosura.

(Foto: Instagram/meganfox)

“Nuk të kam parë kurrë kaq të shëndetshme shëndoshë, po shkëlqen”.

“Je shumë e bukur”.

“Më vjen mirë që ke postuar diçka pa Photoshop” – janë disa nga komentet.

Ndryshe, pas paraqitjes së saj në një eveniment të organizuar nga revista Sports Illustrated, u përhapën spekulime se Fox i është nënshtruar ndërhyrjes estetike. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/meganfox)