Please enter at least 3 characters.

Mediat serbe: “Haradinaj ofendoi Mogherinin, ajo u largua nga takimi”!

2017/11/mogherini-e1510925927427.jpg
521:"epa06275986 EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini speaks to media as she arrives on the first day of the European Council Meeting in Brussels, 19 October 2017. European leaders meet in Brussels on 19 and 20 October 2017 to discuss most pressing issues, including migration, defence, foreign affairs and digitalisation and to review the latest developments in the negotiations following the United Kingdom's notification of its intention to leave the EU. EPA-EFE/JULIEN WARNAND
14:"JULIEN WARNAND

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, është larguar nga takimi i Këshillit të MSA-së për shkak të një kërkese të bërë aty nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka kërkuar që të rritet pjesëmarrja e SHBA në procesin e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.

Po sipas tyre, këtë Mogherini e ka marrë personalisht, dhe është larguar nga mbledhja e Këshillit, përpara se të përfundojë.

Ndërkaq siç shkruan Tanjug, i informuar nga burimet e Brukselit, mesazhi i BE-së për kryeministrin Haradinaj është se Kosova duhet të angazhohet seriozisht për një perspektivë të saj evropiane dhe të shfrytëzojë rastin që ka rajoni në kontekstin evropian të perspektivës.

Sot më herët ishte anuluar edhe një konferencë për media e BE-së, e Federika Mogherinit dhe Ramush Haradinajt, që ishte planifikuar pas përfundimit të Këshillit për MSA.

Shpjegimi zyrtar i palës europiane ishte se arsyeja për anulimin ishte "çështja e agjendës". /Telegrafi/