Please enter at least 3 characters.

Me Xhakën si kapiten, Arsenali mposht Newcastlen për ta filluar sezonin me fitore

2019/08/GettyImages-1167371752.jpg
292:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - AUGUST 11: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal scores his team's first goal during the Premier League match between Newcastle United and Arsenal FC at St. James Park on August 11, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali e ka filluar sezonin e ri 2019/20 në Ligën Premier me fitore, pasi e ka mposhtur në udhëtim Newcastle Unitedin me rezultat minimal 0-1.

Pjesa e parë fillojë mjaftë furishëm, por pa gola, derisa Miguel Almiron u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 18-të, e që nga kartonët nuk shpëtuan as Reiss Nelson (25') dhe Henkrikh Mkhitaryan (37').

Pjesa e dytë i takoi skuadrës londineze që për kapiten e kishte mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.

Pierre-Emerick Aubameyang e hapi llogarinë për Gunner në minutën e 58-të, pas asistimit që pranoi nga Maitland-Niles, e që në fund rezultoi të jetë goli i vetëm.

Te Arsenali në këtë përballje kanë debutuar edhe tri transferimet e reja si, Dani Ceballos, që e zëvendësoi Joseph Willockin (64'), Nicolas Pepe, që hyri në vend të Reiss Nelson (71') dhe Martinelli (84').

Topçinjtë me këtë fitore u bashkohen edhe skuadrave si, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham Hotspur, që po ashtu kanë fituar përballjet e para. /Telegrafi/