Please enter at least 3 characters.

Me vetëm një të goditur me shkelm, motoçiklisti detyron veturën të shkaktojë aksident të tmerrshëm (Video)

2017/06/555-1-e1498220613473.jpg

Një motoçiklist goditi me shkelm një makinë që po ecte në një autostradë të Kalifornisë në një rast kur dukshëm dukej se ai për diçka ishte i zemëruar me vozitësin e saj.

Kjo, siç edhe mund të shihet në video, përcjell Telegrafi, ka bërë që vetura të cilën e goditi ai të pësojë aksident, gjithashtu duke u përplasur më pas edhe për një veturë tjetër.

Incidenti që thuhet të ketë ndodhur në orët e hershme të së mërkurës është kapur nga një shofer tjetër.

Shoferi i kamionçinës, një pensionist 75-vjeçar, thuhet se u lëndua në aksident, por nuk pësoi lëndime të mëdha.

Ndërkaq policia e Kalifornisë është në kërkim të motoçiklistit, i cili iku nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/