Please enter at least 3 characters.

Me stilin e ri të flokëve, Tayna vë në plan të parë figurën trupore

2019/07/67166909_143664286722400_1649971300406389468_n-e1564139631876.jpg

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, konsiderohet të jetë njëra prej femrave më atraktive shqiptare.

Krahas karrierës së suksesshme muzikore, 22-vjeçarja po vazhdon t'i befasojë fansat me eksperimentet e ndryshme që bën me flokët.

Këtë herë, ajo ka prerë flokët e shkurtëra dhe ngjyra e saj anon kah kafe e çelët, ndërsa ka një pyetje për fansat.

"Ju pëlqejnë flokët e mi", ka shkruar ajo, ndërsa e gjithë vëmendja është te fiziku i saj joshës.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan, duke e përgëzuar për këtë dukje tërheqëse.

Ndërkohë, Doruntina po vazhdon të jetë mjaft e kërkuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/