Please enter at least 3 characters.

Më shumë se një premierë, më shumë se një film - dalin në shitje biletat për 'Loving Pablo' në 'Cineplexx'

2018/06/77140871-F4BB-4123-B3E8-C120BDB016DA.jpeg

Këtë të marte ne kinemanë “Cineplexx” kanë filluar të shiten biletat për premierën e filmit të shumëpritur “Loving Pablo”, që do të shfaqet të enjten më 28 qershor.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë mbi jetën e të famshmit Pablo Escobar dhe vjen nën regjinë e Fernando León de Aranoa. Në këtë film ndër të tjerë me rolet e tyre paraqiten aktorët Javier Bardem dhe Penélope Cruz.

Për premierën e këtij filmi rrjeti i kinemasë austriake në Kosovë ka përgatitur edhe disa shpërblime për shikuesit nga partnerët e tyre Poligoni Reload, Absolut, Patos Kosova dhe Ülker Kosova.