Please enter at least 3 characters.

Më shumë se 400 njerëz janë mbajtur në burg të mbipopulluar në Kupiansk nga pushtuesit rusë, thotë Ukraina

2022/09/lcimg-040ba4ed-49af-4572-879e-d234ee87afd2.jpeg

Më shumë se 400 njerëz u burgosën në qelitë e krijuara për vetëm 140 në Kupiansk, derisa ishte nën pushtimin rus, thotë shërbimi i sigurisë i Ukrainës.

Agjencia - e njohur si SBU - thotë se forcat e Kremlinit burgosën dhe abuzuan banorët vendas që refuzuan të bashkëpunonin me ta, transmeton Telegrafi.

I ashtuquajturi burgu u ngrit në një departament policie dhe u mbipopullua, aq sa ishte numri i njerëzve që refuzuan të ndihmonin pushtuesit, tha SBU.

Hetuesit në rajon po kërkojnë prova të mizorive dhe krimeve të luftës pasi një pjesë e territorit u çlirua nga forcat ukrainase ditëve të fundit. /Telegrafi/