Please enter at least 3 characters.

Me pak ujë, vizatimin mund ta vëni në lëvizje (Video)

2017/01/Me-pak-ujë-vizatimin-mund-ta-ktheni-ne-levizje-foto-1.jpg

Vizatimin e thjeshtë me vija, që duket se ka kokë, duar dhe këmbë, mund ta bëni të lëvizë duke i fryrë, pasi t’i keni vënë pak ujë.

Mirëpo, duket të kujdeseni që ta vizatoni në sipërfaqe të lëmuar dhe me ngjyrë që përdoret te tabelat e bardha, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, mos e vizatoni me ngjyrë tjetër, apo diku që nuk është aq rrafshët.

Vetëm ngjyrat e tabelës së bardhë përmbajnë silikon të yndyrshëm, që largohet me lehtësi.

Shkaku i substancës yndyrore, ilustrimi shkëputet nga sipërfaqja dhe qëndron në ujë. /Telegrafi/