Please enter at least 3 characters.

Me një modifikim të vogël, Porsche 911 arrin rekord në pistë (Video)

2017/05/Me-vetëm-një-modifikim-të-vogël-Porsche-911-arriti-rekord-në-pistë-foto.jpg

Pistën në Nurburgring të Gjermanisë, Porsche 911 e ka kaluar për 12 sekonda më shpejtë se paraardhëset - pasi i janë shtuar veç 25 kuajfuqi.

Kjo ka mjaftuar që super-makina të kalonte shtatë minuta e 12.3 sekonda - prej fillimit deri në fund të shtegut - gjë që nuk është e shpeshtë në botën e automobilizmit, transmeton Telegrafi.

Makina 4.0-litra e që ka 500 kuajfuqi, gjithmonë është shquar për qëndrueshmërinë dhe aftësinë për lëvizje të shpejtë, por kjo kalon rekordet e mëparshme.

Në të njëjtën kohë, pritet që modeli 911 të hyjë në garë edhe më vetura tjera që janë të së njëjtës kategori. /Telegrafi/