Please enter at least 3 characters.

Me një lojtar më pak, por te Barca luan Messi

2018/05/lionelmessireal.jpg
241:"BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Lionel Messi of Barcelona is foiled by Keylor Navas of Real Madrid during the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e ka kthyer epërsinë përballë Real Madridit në superderbin që po zhvillohet në Camp Nou.

Edhe pse kataluansit po e zhvillojnë gjysmën e dytë me një lojtar më pak në fushë, ata arritën ta gjejnë golin.

Luis Suarez ia rrëmbeu topin Raphael Varanes dhe asistoi te Lionel Messi dhe natyrisht se argjentinasi nuk fal në pozita të tilla (52').

https://www.dailymotion.com/video/x6izumf

Menjëherë pas, Luis Suarez shënoi përsëri, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Katalunasit vazhduan të rrezikonin dhe një rast shumë të mirë e pati Paulinho, por nuk arriti në kohë për ta devijuar topin në rrjetë.

Në ndërkohë, Andres Iniesta është larguar nga loja me gjithë duartrokitjet dhe brohoritjet e merituara nga tifozët.

Ky ishte 'el Clasico' i fundit për mjeshtrin spanjoll të mesfushës, pasi në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona. /Telegrafi/