Please enter at least 3 characters.

Më në fund e kupton, Kim: Ndoshta postoj shumë ‘selfie’ (Foto)

2016/01/KimKardashian-selfie.jpg

Për një femër, e cila ka botuar një libër prej 352 faqesh me asgjë tjetër pos autoportrete fotografish në të, asnjëherë nuk mund të mendosh se ndonjëherë mund të thotë “e kam tepruar me ‘selfie’”.

Mirëpo, Kim Kardashian e ka pranuar se ndoshta e ka tepruar me publikimin e tyre.

“Unë kam qenë e sinqertë me veten në Instagram. Ndoshta postoj shume selfie me bikini për dikë, por Instagrami im është pikërisht ashtu si dua të jetë”, citon Page Six fjalët e saj.

Sido që të jetë, Kim Kardashian është njëra nga femrat, fotografitë e të cilës shikohen jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Ndryshe, 34-vjeçarja është aktualisht shtatzënë dhe është duke pritur fëmijën e dytë. /Telegrafi/

This is one of the many selfies shown inside “SELFISH” by Kim Kardashian West, published by Rizzoli is on sale nationwide on May 5th. HANDOUT Photo by Kim Kardashian West [Via MerlinFTP Drop]