Please enter at least 3 characters.

Me goleadë ndaj Genkut, Napoli kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve

2019/12/Napoligenk-2.jpg
331:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 10: SSC Napoli players celebrate the 3-0 goal scored by Arkadiusz Milik, beside the disappointment of Jhon Lucumi of KRC Genk during the UEFA Champions League group E match between SSC Napoli and KRC Genk at Stadio San Paolo on December 10, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli ia ka shënuar katër gola Genkut në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Arkadiusz Milik e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë të takimit, ndërsa e dyfishoi epërsinë në minutën e 26-të pas asistimit nga Giovanni Di Lorenzo.

Sulmuesi polak arriti ta kompletonte het-trikun në me një gol nga penalltia (38') dhe e dërgoi skuadrën e tij në pushim me tre gola epërsi.

Arkadiusz Milik (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Një tjetër penallti për vendasit u akordua në pjesën e dytë, ndërsa përgjegjësinë e mori Dries Mertens (75'), i cili u tregua i saktë.

Me këtë fitore, Napoli është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt nga pozita e dy në Grupin E, me 12 pikë të arkëtuara (një më pak se Liverpooli). /Telegrafi/

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)