Please enter at least 3 characters.

“Më bullizove për Bugattin”, Benita përplaset me Londrimin pas BBVK

Një debat është zhvilluar mes Benita Zenës dhe Londrimit lidhur me popullaritetin e këngës “Bugatti”, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Tema u hap gjatë diskutimeve pas spektaklit, ku u përmend edhe performanca e Benitës në finalen e këtij edicioni.

Londrimi u shpreh: “Isha duke e shikuar Prime-in live dhe e dimë që ‘Bugatti’ e ka marrë famën prej meje. Benita Zena, ia nisi duke folur për Bugattin, u desh Olta pasi përfundoi performanca e Benitës ta cekë që realisht Lodrimi ia ka sjellë, e ka marrë vrullin, kështu që Benita, aty më ke dëshpëruar pak”.

BBVK/YouTube

Nga ana tjetër, Benita reagoi duke thënë: “Bugatti faktikisht ka qenë viral edhe pa hyrë në Big, po normal, në momentin që kam hyrë në Big, ti ke filluar të ma bullizosh”.

Londrimi e mohoi këtë duke shtuar: “Jo. Kam filluar të të ngacmoj, ti e ke marrë si bullizim, kur realisht e ke parë që Leonora ka thënë se ‘po dhezë’ kënga, është përmirësuar edhe raporti”.

Debati mes tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke rikthyer në diskutim edhe një herë historinë e këngës “Bugatti” dhe ndikimin që pati gjatë kohës së reality show-t. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com