“Më bëre të vishem sërish me kostum”, Selin shpërthen në lot nga mesazhi i babait: Të më falësh që nuk isha pranë teje të të jepja një përqafim
Një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes finale ka qenë mesazhi i babait të Selin, i cili ka përcjellë emocione të forta dhe krenari për rrugëtimin e saj, duke prekur jo vetëm atë, por edhe publikun.
“Më bëre të vishem sërish me kostum. Më bëre të ndihem njeri. Më ke bërë shumë krenar. Të më falësh, bija ime, që nuk isha pranë teje të të jepja një përqafim. Jam shumë i sigurt që ti ke marrë përqafim nga prindërit e gjithë botës”, filloi ai.
Më tutje ai u shpreh: “Maratona jote ishte e vështirë, me pengesa, por ti ia dole të jesh një kampione e vërtetë. Mirënjohje, zemra ime. Mirënjohje për gjyshin tënd që të rriti, të formoi si njeri dhe ndoshta nga lart është duke qeshur me mua, dua të them që parashikimet për ty ishin të vërteta. Mirënjohja ime shkon për mësuesit, pedagogët që u kujdesën për ty dhe të bënë kjo që je sot. Mirënjohje shkon për njerëzit e televizionit që besuan te ty dhe të rritën artistikisht”.
“Jam falënderues dhe ti duhet të jesh falënderuese për të gjithë tifozët e tu, ata që të mbështetën në këtë rrugëtim të vështirë. Tifozët e tu ishin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por si asnjë edicion tjetër, ke pasur një mbështetje të madhe nga Çamëria. Mirënjohja jonë shkon për Top Channel që të dha hapësirë, zbuluan talentin tënd, zbuluan një vajzë të guximshme. Unë do ta mbyll me një shprehje, ashtu siç është trendi im: Mosmirënjohja është akti më i tmerrshëm i mirënjohjes. Unë të pres si mbretëreshë. Ti do kesh mirënjohjen time gjatë gjithë jetës. Të dua, zemra ime”, u shpreh babai i Selin. /Telegrafi/


