Please enter at least 3 characters.

Më 9 korrik 2006, Italia shpallej kampione e botës: Punët që bëjnë sot heronjtë italianë të asaj kohe, shumë prej tyre trajnerë të futbollit

2020/07/GettyImages-71404515.jpg
322:"BERLIN - JULY 09: The Italian players and coaching staff celebrate with the World Cup trophy following their victory in a penalty shootout at the end of the FIFA World Cup Germany 2006 Final match between Italy and France at the Olympic Stadium on July 9, 2006 in Berlin, Germany. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Në mbrëmjen e 9 korrikut të vitit 2006, qielli u bë i kaltër në Berlin. Italia fitoi Kampionatin Botëror, duke mposhtu pas penalltive Francën.

Ishte një mbrëmje e nxehtë e verës kur Italia arriti fitoren në atë Kampionat Botëror, ndërsa futbolli italian vinte nga një prej skandaleve më të mëdha që kishte goditur futbollin.

Përballë asaj sfide, pasi eliminuam Gjermaninë më të favorizuar në një ndeshje triler, Italia luante me Francën. Edhe një herë Italia nuk ishte favoritë, dhe pas disa minutash Zinedine Zidane shënoi nga penalltia.

Pamje nga ndeshja (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

Por Italia barazonte me Marco Materazzin me një goditje me kokë për të barazuar shifrat.

Zidane dhe Materazzi, kishin një fjalosje që përfundoi me një goditje me kokë të francezit që i dha mbrojtësit, duke u përjashtuar pastaj me të kuq.

Kështu që ndeshja shkoi në penallti. Futbollisti italian që do ta gjuante penalltinë e pestë ishte përcaktuar Fabio Grosso.

Përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, ishte ai që e motivoi mbrojtësin të gjuante duke i thënë: "Ti je njeriu i minutës së fundit, pasi fituat penalltinë me Australinë në minutën e fundit, shënuat golin vendimtar kundër Gjermanisë në minuën e 119, kështu që ju do ta gjuani penalltinë e fundit!".

Profecia e Lippi u bë e realitet pas disa minutash, penalltia e fundit, u gjuajt nga Grosso, ndërsa Barthez shkoi në njëra anë, topi në ana tjetër.

Marcello Lippi (Foto: Clive Mason/Getty Images)

Italia ishte Kampionate Botërore.

Por çfarë bëjnë heronjtë e Italisë aktualisht, ata që u shpallen kampion. Më poshtë i gjeni punët e secilit prej tyre, ndërsa vetëm një mbetet futbollist aktiv e shumë trajnerë futbolli.

BUFFON: Portieri aktiv, luan për Juventusin

PERUZZI: Aktualisht në stafin menaxherial të LaziosAMELIA: Trajneri i futbollitZAMBROTTA: Këshilltar në Shoqatën Italiane të FutbollistëveCANNAVARO: Trajner në Kinë dhe trajner i përkohshëm i kombëtares kineze

NESTA: Trajner, sot ai stërvit Frosinonen në Serie BMATERAZZI: Biznesmen, gjithashtu ambasador në FIFA dhe UEFA

BARZAGLI: Ai sapo ka lënë futbollit, ka punuar pak si trajner te JuventusiGROSSO: Trajner futbolli, aktualisht pa skuadër

ODDO: Trajneri i futbollitZACCARDO: Trajneri i futbollitCAMORANESI: Kolumnisti sportivDE ROSSI: Sapo është pensionuar, ka të ardhmen si trajner

GATTUSO: Trajner, ai së fundmi fitoi Kupën e Italisë me Napolin

PERROTTA: Ka lënë futbollin, ai ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjëPIRLO: studion për tu bërë trajner dhe aktualisht drejton Juventus U-23

BARON: Trajneri i futbollitDEL PIERO: Pasi luajti nëpër botë, sot ai është një komentator sportivIAQUINTA: Aktualisht nuk ka ndonjë rol në veçanti në sportGILARDINO: Trajneri i futbollitTONI: Aventura si trajner sapo ka filluarTOTTI: Kohët e fundit punon ai agjent sportiv

INZAGHI: Trajneri i futbollit, sapo ngjitur në Serie A me BeneventonTrajneri Marcelo LIPPI: Ai kohët e fundit u largua nga bankina pasi stërviti Kinën

/Telegrafi/