Please enter at least 3 characters.

McManaman: Vlerësojeni më shumë Zidanen, po të fitonte Guardiola kaq shumë Liga të Kampionëve do t’i këndonin këngë

2018/05/GettyImages-953842498.jpg
272:"ROME, ITALY - MAY 02: Former Liverpool player and BT Sport pundit, Steve McManaman speaks during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between A.S. Roma and Liverpool at Stadio Olimpico on May 2, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe pse i ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, ndikimi i Zinedine Zidane te Real Madridi, nuk është vlerësuar si duhet, thotë ish-mesfushori anglez Steve McManaman.

Trajneri 45-vjeçar ka fituar tetë trofe prej se e ka marr drejtimin e skuadrës nga Rafa Benitez në janar të vitit 2017.

McManaman e ka lavdëruar suksesin e vazhdueshëm të Real Madridit në Evropë, duke pretenduar kjo është meritë e madhe e trajnerit.

(Foto: Getty Images)

"Ata nuk i japin atij (Zidanes) merita të mjaftueshme".

"Ai mori një ekip jofunksional dhe në vështirësi, lojtarët nuk ishin të lumtur përpara se të arrinte aty dhe tani ai ka fituar dy Liga të Kampionëve”.

"Nëse Pep Guardiola po ta bënte, njerëzit do të këndonin nga çatitë e shtëpive për të”.

Zinedine Zidane e Steve McManaman . (Photo by Phil Cole/Getty Images)

"Imagjinoni fitues i Ligës së Kampionëve për të tretën herë ... Me të gjitha paratë që lëvizin në futbollin botëror, Zidane ka shpenzuar relativisht pak, dhe kjo është me të vërtetë e pabesueshme”, ka thënë McManaman.

Anglezi ka luajtur me Zidanen te Reali gjatë viteve 2001-2003, ku e kanë fituar një Ligën të Kampionëve. /Telegrafi/