Please enter at least 3 characters.

McGregor shpjegon arsyen pse e dorëzoi meçin ndaj Khabibit në muajin tetor

2018/10/Conor-McGregor-khabib.jpg
309:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 06: Referee Herb Dean separates Khabib Nurmagomedov of Russia from Conor McGregor of Ireland after McGregor tapped out in their UFC lightweight championship bout during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor ka dhënë disa detaje në lidhje me vendimin e tij për t'u dorëzuar në duelin shumë milionësh kundër Khabib Nurmagomedovit.

Ylli irlandez i arteve të përziera marciale hyri në tetëkëndësh në tetor të vitit të kaluar në kuadër 'UFC 229', në përpjekje që ta kthente titullin në kategorinë e lehtë.

Ai shpresonte që të rikthehej në krye të divizionit, mirëpo gjithçka mori fund në raundin e katërt kur u detyrua ta dorëzonte meçin si pasojë e një kapjeje nga kundërshtari i tij.

Pas duelit, McGregor ishte kritikuar për dorëzimin, pasi shumëkush kishte menduar se duhej ta lejonte Nurmagomedovin që ta vinte në gjumë, edhe pse Khabib e kishte kapur në nofull dhe jo në arterien karotide.

Megjithatë, Conor nuk ndihet i turpëruar që u dorëzua dhe beson se mori vendimin e duhur për ta vazhduar karrierën, por ka pranuar se ishte ndikuar nga vdekja e Joao Carvalhos në prill të vitit 2016.

"E kam parë një njeri duke vdekur në këtë sport. Ndodhesha aty jashtë. Isha në këndin e një njeriu (Charlie Ward) që e vrau një njeri. Në tokën irlandeze. Vdekja e vetme në histori të arteve të përziera marciale në Irlandë. Ishte kudo".

"Është një sport i pamëshirshëm dhe duhet të jesh i gatshëm (për të vdekur aty). Sepse mund të futesh brenda dhe kur del jashtë, je një person tjetër", ka thënë McGregor. /Telegrafi/