Please enter at least 3 characters.

McAteer: Liverpooli duhet ta transferojë Kanten për të dominuar në Evropë

2019/11/kante.jpg

Jurgen Kloppit i është thënë se nëse dëshiron të dominojë në Evropë, duhet ta transferojë N’Golo Kanten nga te Liverpooli.

Mesfushori francez është duke shkëlqyer te Chelsea në tri sezonet e fundit, derisa ka arritur që ta fitojë Ligën Peremier, Ligën e Evropës dhe Kupën e Botës me Francën.

Ish-mesfushori i The Reds, Jason McAteer beson se Kante mund të jetë çelësi i suksesit të gjashtë herë kampionit evropian në ligën angleze.

“Kante është padyshim lojtari që i duhet Jurgen Kloppit për ta përmbyllur përforcimin e skuadrës për disa vite”, ka thënë ai.

“Roli që ka ai në mesfushë tani për tani është më e rëndësishmja në futbollin modern, derisa Fabinho nuk po arrin ta bëjë këtë gjë”.

“Nëse Liverpooli dëshiron t’i jap fund pritjes 30-vjeçare për titullin në Ligën Premier dhe ta dominojë Evropën, duhet ta transferojë mesfushorin e Chelseat”, ka shtuar më tej McAteer.

Liverpooli aktualisht është lider i Ligës Premier me 31 pikë, gjashtë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City. /Telegrafi/