Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë, Komuna tregon arsyen
11/08/2026
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 11 deri më 15 gusht 2026, rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim.
Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të bëhet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet.
Mbyllja e rrugës parashihet të zgjasë deri më 15 gusht, kur pritet të përfundojnë punimet e planifikuara. /Telegrafi/


