Please enter at least 3 characters.

Mbyllet gjithçka baras – Unitedi kërkon Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fundit, West Hami siguron mbijetesën

2020/07/West-Ham-vs-Man-Utd.jpg
458:"MANCHESTER, ENGLAND - JULY 22: Players of both teams await a VAR decision during the Premier League match between Manchester United and West Ham United at Old Trafford on July 22, 2020 in Manchester, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Martin Rickett/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi është ndalur me një barazim 1-1 nga West Hami në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka dështuar të fitojë në ndeshjen e tyre ndaj West Hamit, të cilët kaluan të parët në epërsi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me Unitedin për një nuancë më të mirët, por vetëm mysafirët gjeten golin.

Goli i vetëm erdhi në minutat shtesë dhe ishte Micheal Antonio, i cili shënoi për 0-1 nga penalltia, pas prekjes së topit me dorë nga Paul Pogba.

Në pjesën e dytë, Unitedi pati diçka më shumë nga lojë, duke arritur të shënojë shpejt edhe golin e barazimit.

Ishte Mason Greenëood, i cili barazojë 1-1 në minutën e 51-të pas një bashkëveprimi të mirë me Anthony Martial.

Pas barazimit, Unitedi pati edhe disa raste tjera për të shënuar golin e fitore, por pa arritur ta tund rrjetën dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Djajtë e Kuq e shohin veten në pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa West Hami shpëton nga rënia pasi ka 38 pikë në vendin e 15-të.

Në ndeshjen e fundit të sezonit, Unitedi do të luajë në udhëtim te rivali direkt për një vend në Ligën e Kampionëve, Leicester City, ndërsa Çekanët e presin Aston Villan. /Telegrafi/

https://twitter.com/footballgoals97/status/1285995905842393095

https://twitter.com/D9INEvsFOOTBALL/status/1286000546298466306