Please enter at least 3 characters.

"Mbrojtja e pyjeve 2021", Policia me aksion në Ferizaj

2021/04/Foto-1-3.jpg

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që po zhvillon, ka nisur së zbatuari planin operativ  "Mbrojtja e pyjeve 2021", lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve .

Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë kësaj periudhe, në bashkëpunim edhe me Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka realizuar këto aktivitete :

• Pika kontrolli – 53• Persona të legjitimuar – 69• Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 44 • Fletëparaqitje – 23• Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 9 • Sasia e konfiskuar e drunjtëve - 41.7 m/3

Në njoftimin e bërë për media thuhet se "Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve" /Telegrafi/