Please enter at least 3 characters.

Mbrojtësi i ri i Kosovës, Valon Zumberi debuton me Hamburgun në Bundesliga 2

2022/11/GetPaidStock.com-636fc02feb7c5.jpg
206:"Foto : Valon Zumberi / HSV Fussball Regionalliga Nord , am Do. 15.09.2022 Hamburger SV II - VfB Lübeck *** Photo Valon Zumberi HSV Football Regionalliga Nord , on Thu 15 09 2022 Hamburger SV II VfB Lübeck
20:"IMAGO/Claus Bergmann

Valon Zumberi ka debutuar me ekipin e parë të Hamburgut, në fitoren ndaj  Sandhausen me rezultat 4-2.

Zumberi që i ka kaluar të gjitha grupmoshat në këtë klub, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se është shumë i lumtur për debutimin me Hamburgun, por edhe për fitoren e sotme.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, është futur në lojë në minutën e 85-të.

“Jam shumë i lumtur që kam debutuar me Hamburgun. E kam pritur këtë moment që një kohë të gjatë. Jam edhe më i lumtur që morën tre pikë dhe po vazhdojmë drejt synimit”.

“Jam pjesë e ekipit të parë tash e një, ndërsa në gjashtë-shtatë ndeshjet e fundit kam qenë në bankë, derisa debutova sot”.

“Unë i kam kaluar të gjitha grupmoshat në këtë klub dhe jam i lidhur me Hamburgun për atë jam i lumtur”, ka thënë Zumberi për Telegrafin.

Hamburgu është në vendin e dytë me 34 pikë dhe rrugës së mirë për tu kthyer në Bundesligë. /Telegrafi/