Please enter at least 3 characters.

Mbreti Charles III “nervozohet” me tavolinën e vogël gjatë nënshkrimit të dokumenteve, kërkon t’i largohet kutia e stilolapsave

2022/09/1-73.jpg

Mbreti Charles III ishte relativisht i zënë, pasi zyrtarisht është shpallur mbret në ceremoninë e parë të këtij lloji që u transmetua direkt në televizione.

Por në një moment derisa ishte në pallatin St James, tregoi një moment emocioni të cilin pothuajse të gjithë e vërejtën, transmeton Telegrafi.

Për pak çaste u duk i frustruar me madhësinë e tavolinës ku është dashur të nënshkruhet dokumenti, e në veçanti me kutinë e stilolapsit.

Në video shihet se si Charles nënshkruan një dokument para se të kalojë dokumentin tek të tjerët, për të vazhduar me nënshkrimin e një dokumenti tjetër.

Por ajo çfarë e nervozon është hapësira e vogël, që duket se nuk i mjafton për t’i vendosur dokumentet të cilat i nënshkruante.

Ai i kërkon me një lloj mimike ndihmësit që ta largojë kutinë e stilolapsave, pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për t’i vendosur dokumentet. /Telegrafi/