Please enter at least 3 characters.

Mbretëria e Bashkuar raporton rreth 1,000 raste nga coronavirusi për të pestën ditë radhazi

2020/08/106435660-1583881126043gettyimages-1206445709.jpeg

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar rreth 1,000 raste të reja nga coronavirusi të shtunën, duke shënuar edhe ditën e pestë radhazi me këtë shifër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 317 mijë.

Britania raportoi gjithashtu edhe tre të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 41 mijë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në botë ka shkuar në 21 milionë, ndërsa raportohet se 767 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Vendi më i goditur botërisht nga sëmundja e COVID-19 është SHBA-ja me 5.3 milionë të prekur dhe me 168 mijë të vdekur. /Telegrafi/