"Mbi 7000 euro për një reklamë" - Elijona sqaron zërat për pagesat e majme nga reklamat në rrjetet sociale
Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka reaguar ndaj aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi për fitimet e saj nga reklamat në Instagram.
Në intervistën e fundit ajo mohoi pretendimet se paguhet 7 mijë e 500 euro për një postim reklamues, duke thënë se këto shifra nuk janë reale për tregun kosovar.
“Çmimi më ka dalë 75,000 euro, por për një reklamë që është në treg, çmimi nuk është real, sepse ne jetojmë në Kosovë. Kur ti punon në tregun e Kosovës, sepse unë punoj edhe këtu edhe në tregun e Gjermanisë, në Kosovë nuk ke shans me i thënë dikujt 7,500 euro, kur rroga mesatare në Kosovë është 400-500 euro. Rreth kësaj shifre, njerëzit nuk kanë mundësi me pagu 7,500 edhe me dashtë… janë çmime jo reale dhe nuk ka atë të vërtetë këtu”, u shpreh ajo.
Elijona mohon zërat për pagesa të larta nga reklamat në Instagram, duke thënë se shifrat që përmenden nuk janë reale për tregun e Kosovës.
Sipas saj, çmimet e tilla nuk përputhen me realitetin ekonomik dhe fuqinë blerëse të bizneseve lokale. /Telegrafi/


