Please enter at least 3 characters.

Mbi 43,000 shtetas të RMV-së u larguan jashtë vendit për festën e Pashkëve

Shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut vendosin të udhëtojnë jashtë vendit gjatë fundjavave të gjata të festave.

Nga Ministria e Brendshme, njoftuan se mbi 43,000 qytetarë vendosën të kalojnë pushimet e Pashkëve jashtë vendit.

Pikat më të shpeshta të daljes ishin pikat kufitare Tabanovcë, Bogorodicë dhe Bllacë.

Në pikën kufitare Tabanovcë, më 09.04.2026 nga ora 12:00 deri më 11.04.2026 deri në orën 12:00, kanë hyrë në vend 6,279 shtetas vendas, ndërsa 16,764 u larguan nga vendi. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 12,075 persona hynë në vendin tonë, ndërsa 10,715 persona u larguan nga vendi.

Në pikën kufitare Bogorodicë, më 09.04.2026 nga ora 12:00 deri më 11.04.2026 deri në orën 12:00, kanë hyrë në vend 2,607 shtetas vendas, ndërsa kanë dalë 10,425 shtetas. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, në vendin tonë kanë hyrë 7,770 persona, ndërsa kanë dalë 8,593 persona.

Ndërkaq në pikën kufitare Bllacë, në vendin tonë kanë hyrë 5,587 shtetas vendas, ndërsa kanë dalë 10,324 shtetas. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, në vendin tonë kanë hyrë 17,210 persona, ndërsa kanë dalë 8,815 persona.

Kalimet kufitare të Qafë thanës kanë trafikun më të ulët, nga ku kanë dalë 2,216 shtetas, si dhe pikat kufitare të Mexhitlisë dhe Dojranit, nga ku kanë dalë gjithsej 3,363 shtetas.