Mbi 3.000 raste aktive me coronavirus në Shkup
24/02/2021
Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 215 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në Shkup - 125, Prilep - 19, Kavadar - 13, Strumicë - 9, Veles - 6, Manastir - 5, Tetovë, Kumanovë dhe Negotinë nga 4, Gjevgjeli, Dellçev, Demir Kapi, Kërçovë dhe Radovish nga 3, Gostivar, Resnjë, Probishtip dhe Demir Hisar nga 2, Koçan, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 1.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 100.632, numri i pacientëve të shëruar është 90.311, numri i vdekjeve është 3.098, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.223.
Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 3.153, pason Prilepi me 551, Kavadari me 508 dhe Ohri me 434./Telegrafi/


