Mbeturina të grumbulluara në lagjet e Prishtinës
04/08/2025
Pothuajse çdo ditë qytetarët në kryeqytet raportojnë për grumbullime të mbeturinave në lagjet dhe vendbanimet e tyre, duke krijuar shqetësim dhe pakënaqësi për pastërtinë e ambientit.
Siç dëshmojnë disa fotografi të siguruara nga Telegrafi në lagjen “Aktash”, mbeturinat kanë dalë jashtë vendit të caktuar për grumbullim, duke shkaktuar një pamje të pakëndshme dhe duke rrezikuar shëndetin publik.
Kjo situatë ndodh për shkak se kompania “Pastrimi” ende nuk ka kryer grumbullimin e mbeturinave në kohë, çka ndikon drejtpërdrejt në mjedisin dhe cilësinë e jetesës së banorëve. /Telegrafi/


